Kategoria Superiore

Jonuz: Na mungon një sulmues klasik, e vështirë të luash pa tifozë

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz e pranoi se skuadra shkodrane ka vështirësi në gjetjen e golit, teksa në intervistën e dhënë për emisionin “Gol pas Goli” deklaroi se ekipit i mungon një sulmues klasik, që të dijë të çojë topin në rrjetë.

A mund të arrijë Vllaznia objektivin për të qenë mes 5 ekipeve më të mira, me këtë kontingjent?
Sot kam parë edhe klasifikimin, ku ekipi i parë ka 10 pikë dhe ekipi i fundit ka 4 pikë, Luftëtari (ekipi i fundit Flamurtari me një pikë). Para një jave në Durrës, thashë se është e vështirë të luash në sulm në Shqipëri, pasi të gjithë luajnë në mbrojtje. Për ekipin tim, e di që kemi probleme. Problemi është i vështirë për mua, sepse nuk kam një sulmues klasik. Do punoj me këta lojtarë, do vazhdojmë deri në dhjetor kështu. Në gjysmën e dytë të sezonit, mund të jetë ndryshe, por duhen golat. Luftëtari ia doli të marrë një pikë, pasi për atë kishte ardhur.

Goditët shtyllën dhe traversën. A jeni i zhgënjyer nga mungesa e fatit?
Ndonjëherë duhet edhe fati në futboll. Në pjesën e dytë ndryshova çdo gjë në ekip. Ndërrova pozicionet dhe taktikën, por nuk patëm as fat. Kam 45 ditë këtu dhe është e vështirë të luash pa tifozë.

A pati nervozitet në skuadër?
Po, sepse një ndeshje e luajmë shumë të nxehtë, dhe një ndeshje shumë të ftohtë. Sot ishte e ftohtë. Vllaznia është një emër i madh dhe duhet të jetë çdo ndeshje e nxehtë. Besoj te këta lojtarë, sepse në ndeshjet jashtë, kemi luajtur edhe me 10 lojtarë dhe kemi marrë pikë. Sot lamë 2 pikë të rëndësishme, sepse me fitoren, ndeshjen tjetër do luanim shumë lehtë, me psikologji tjetër. Ndeshjen tjetër do kemi edhe Ramadanin e Krymin, ndërsa do vijë edhe Godfrei dhe besoj do jemi të plotë.

Vllaznia është vatra e sulmuesve. A i keni pyetur drejtuesit pse nuk ka një sulmues? A keni piketuar një sulmues për dhjetorin?
Kam menduar, por është e vështirë të mendosh këtë periudhë. E njoh historinë e Vllaznisë dhe e di që ka pasur sulmues. Kam marrë disa lojtarë nga Vllaznia B, por ata janë të rinj dhe kanë nevojë për minuta e eksperiencë. Në një moment punoj me të rinjtë, po punoj edhe me të huaj që kanë ardhur 20 ditë më parë. Kam 14 lojtarë të rinj. Normale që ndonjëherë nuk do bëjnë performancë të mirë, por fakti që luajmë pa tifozë është problem i madh. Gjithmonë kam dhënë gjithçka nga ana ime dhe ata po vazhdojnë të luajnë mirë.

Jeni i zhgënjyer që nuk shënuat nga goditjet standarte?
Po punoj prej 40 ditëve për goditjet standarde, por sot i gabuam të gjitha. Diçka nuk shkonte sot, por do vazhdoj pasi kjo është puna ime.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency