Kategoria Superiore

Jonuz: Shpresoj në normalizimin e situatës, lojtarët po stërviten nga shtëpia

Ndërkohë që futbolli është ndalur dhe njerëzit janë future në izolim për të shmangur sa më shumë përhapjen e koronavirusit, trajneri i Vllaznisë Mirsad Jonuz ka udhëtuar drejt Maqedonisë së Veriut, për të kaluar disa ditë me familjen e tij.

Në një prononcim për faqen zyrtare të klubit shkodran, Jonuz është shprehur se shpreson shumë që situate të kalojë sa më shpejt dhe skuadra t’i rikthehet punës në fushën e stërvitjes duke nisur nga 20 prilli.

Tekniku shkodran ka shtuar gjithashtu se ka udhëzuar lojtarët e tij që të ndjekin programe specifike stërvitore në kushtet e shtëpisë, ndërsa ka zbuluar se futbollistët nga Maqedonia e Veriut po stërviten rregullisht, duke qenë se atje masat nuk janë aq të forta sa në Shqipëri.

Ja reagimi i plotë i teknikut shkodran:
Në radhë të parë dua të uroj futbollistët e mi dhe gjithë shkodranët për ta përballuar me sukses këtë situatë të krijuar së fundmi nga covid-19. Do t’u kërkoja atyre të kenë kujdes për veten dhe njerëzit e tyre, të rrinë në shtëpi dhe të respektojnë atë çfarë thonë doktorët. Unë për vete jam duke qëndruar këtu në shtëpi, bashkë me pjesëtarët e tjerë të familjes duke respektuar rregullat e karantinës.

Në fakt është një situatë aspak e favorshme dhe që ka ndikimin e vet tek të gjitha skuadrat dhe normalisht edhe tek Vllaznia. Unë i kam udhëzuar futbollistët në Shkodër të mundohen të bëjnë maksimumin në kushtet që kanë, për të ruajtur deri diku formën. Ndërkohë, këto lojtarët maqedonas këtu, po stërviten rregullisht çdo ditë sepse këtu masat nuk janë shumë shtrënguese dhe ata dalin jashtë për të bërë vrapime dhe përgjithësisht kanë një formë të mirë. Shpresoj që edhe ata në Shkodër të jenë në të njëjtin kondicion.

Shpresoj që situata të normalizohet brenda një muaji dhe nga data 15- 20 prill ne t’i rikthehemi normalitetit në stërvitje. Do të jetë pak e vështirë për të kapur ritmin sepse për një periudhë afër njëmujore do të na duhet të zhvillojmë 10 ndeshje, por besoj se do ia dalim. E rëndësishme është që kjo situatë të normalizohet sa më shpejt, të tjerat do i rregullojmë.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency