Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jonuz: Skënderbeu, rival? Janë edhe Laçi, Bylisi e Teuta

Trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, në konferencën për shtyp para ndeshjes me Skënderbeun, paralajmëroi edhe Laçin, Bylisin dhe Teutën se janë të rrezikuara për vendin e tetë.

“Ndeshja me Skënderbeun është shumë e rëndësishme për ne. Skuadra vjen pas një fitoreje 4-0 me Luftëtarin. Kam folur pas ndeshjes, duke kritikuar lojtarët dhe sigurisht që kemi punuar gjatë javës për të rregulluar problemet që kemi pasur. Këto ditë kemi patur pak probleme me fushën dhe pak shqetësime fizike, por besoj se nesër gjithçka do të jetë më mirë.”

Mungesat: Adili nuk do të luajë, as Bardulla, por të gjithë të tjerët janë gati. Çfarë të them për Skënderbeun? Është një skuadër e mirë, që luan futboll të pastër. Ka sulmues të mirë dhe çdo herë luan me pasime. Jemi përballur dy herë me Skënderbeun dhe besoj që edhe këtë radhë do të zhvillojmë një ndeshje të mirë dhe do të marrim fitoren.

Klasifikimi: Dua të flas pak për klasifikimin në Superiore. Më një fitore ndaj Skënderbeut, Vllaznia do të ngjitej në renditje, më pas kemi dy ndeshje të tjera shumë të rëndësishme. Nuk mendoj se për të shmangur vendin e tetë janë në garë vetë, Vllaznia dhe Skënderbeu, shoh edhe skuadra të tjera. Aty janë Laçi, Bylisi, Teuta…, dy-tri pikë nuk përbëjnë ndonjë diferencë të madhe.

Kujdesi për kartonët: Disa lojtarë duhet të kenë kujdes, sepse kanë kartonë të verdhë. Pas seancës së fundit do të vendos për 11-shën që do të zbresë në fushë. Ndryshimi i orarit të fillimit të ndeshjes? Për mua është e njëjta gjë. Shumë ndeshje i kemi humbur për gabime individuale, por këto janë probleme të kaluara për mua.

Jo ndeshje vendimtare: Ne luajtëm shumë mirë në ndeshjen e fundit në Korçë dhe morën tri pikë shumë të rëndësishme jashtë. Skënderbeu është në të njëjtën pozitë siç ishte Vllaznia. Kampionati përfundon më 15 maj dhe gjithçka mund të ndodhë deri atëherë. Kemi një grup shumë të mirë dhe i kemi bërë analizat e humbjeve me Tiranën dhe Teutën. Besoj se këta lojtarë do të japin maksimumin kundër Skënderbeut.

Kampionati me 14 skuadra: Do të ishte mirë për skuadrat shqiptare, sepse futen skuadra të tjera të mira në Superiore, si Kastrioti, Pogradeci, Apolonia apo Besëlidhje. Nuk është problem për Vllaznisë, sepse, normalisht, qëndron në Superiore. Ndeshje pas ndeshjeje Vllaznia do të vijojë të luajë mirë dhe do të marrë pikë.

 

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Kosovë

Gafë e pafalshme e Arijanet Muric në Premier League. Portieri titullar i Kosovës, pjesë e Burnleyt në kampionatin më të bukur në botë, i...