Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Jonuz: Vllaznia la dy pikë, futbolli për burra, jo teatër

Në analizën që i bëri ndeshjes në lidhen me “Gol pas Goli”, trajneri i Vllaznisë, Mirsad Jonuz, u shpreh se kuqeblutë lanë dy pikë përballë një skuadre të fortë si Laçi.
“Gjatë pjesës së parë kemi luajtur me shumë kujdes dhe plani ynë ishte të hapnim lojën në pjesën e dytë. Ky është fillimi dhe është mirë të kemi përqendrim maksimal. Siç e dimë, ekipi i Laçit luan me tre sulmues në kundërsulm. Sot kishim dy futbollistë që erdhën gjatë dimrit, Adili dhe Hristov, dhe është pak e vështirë derisa të inkuadrohen në ekip. Në fund, futëm edhe Sidorencon, kishte edhe disa raste në pjesën e dytë, por, sipas mendimit, tim humbëm dy pikë të vlefshme”.

Presioni për 11-metërshin: Unë jam i qetë dhe është normale të bësh presion, ndonjëherë edhe presioni është gjë pozitive. Me atë që pashë gjatë ndeshjes, mendoj se është penallti, por ai është mendimi i arbitrit. Normale që edhe tifozët e shohin se është penallti dhe do të reagojnë. Duhet të ketë reagim, nuk është teatër. Kjo është lojë për burra. Reagimi është i momentit, por a është apo jo penallti, atë e gjykon gjyqtari. Unë jam shembull, kërkoj pikë, nuk kam sharë e ofenduar.

Pritshmëritë për Sidorencon: Unë e shoh ekipin si kolektiv dhe besoj se do të bëjë më të mirën, jo si individ. Dua të kemi durim dhe të gjithë lojtarët të ndërtojnë ekipin.

Terren i ri për stërvitje: Për të bërë lojë duhet fushë e mirë. Stërvitemi në një terren jo të përshtatshëm, është pika e dobët e Vllaznisë. Kemi folur me bashkinë dhe po flasim për të ndërtuar një terren dhe kanë reaguar pozitivisht dhe deri në verë do të jetë gati fusha e stërvitjes, sepse e dimë që në Shkodër ka reshje shiu.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...