Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Alen Sherri: Erdhëm për fitore, por na kënaq edhe një pikë

Nëse sfida mes Luftëtarit dhe Vllaznisë përfundoi me rrjeta të paprekura, merita shkon edhe për portierët. Të paktën në disa raste, Alen Sherri i Vllaznisë ishte vendimtar në ndërhyrjet e tij. Në intervistën dhënë në emisionin “Gola pas Goli”, Sherri foli edhe për situatën e krijuar në kampin shkodran pas sulmit të turpshëm ndaj trajnerit Gjoka.

“E kemi kthyer presionin në force. Skuadra kishte ardhur me synimin për të fituar në Gjirokastër pavarësisht se terreni ishte i vështirë dhe nuk të lejonte të luaje ashtu siç ne jemi mësuar të luajmë. E dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë, gjithsesi zhvilluam një ndeshje të mirë.  Dhamë maksimumin dhe jam i kënaqur për pikën.”

Sherri prej vitesh konsiderohet një portier i talentuar dhe tashëm ka ardhur momenti që ai të jetë portieri i parë i Vllaznisë.

“Talenti në qoftë se punon dhe stërvitet shumë, nuk ka ku shkon, do t’i vijë rasti dhe mundësia. Besoj që kështu ka ndodhur dhe ka për të ndodhur gjithmonë. Zoti e ka shpërblyer punën time.”

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...