Dajan Shehi ia ka dalë të bindë trajnerin gjerman Thomas Brdaric për të qëndruar te Vllaznia edhe sezonin e ardhshëm, ndërsa sot klubi shkodran ka njoftuar se palët kanë nënshkruar për vijimin e bashkëpunimit.
I transferuar te Vllaznia një vit më parë, pas një eksperience mjaft pozitive te Kastrioti, mbrojtësi 23-vjeçar nga Elbasani ishte një nga futbollistët me më shumë ndeshje në Superiore, plot 32 të tilla.
Dajan Shehi stërvitej prej ditësh nën drejtimin e trajnerit Brdariç, ndërsa së fundi ka ardhur edhe miratimin për qëndrimin e tij te Vllaznia të paktën edhe sezonin e ardhshëm.
Shkodranët vijojnë punën për të kompletuar skuadrën, teksa dje njoftuan afrimin e mesfushorit të rritur në skuadrat e moshave Uheid Hoxha dhe sulmuesin anësor shqiptar nga Maqedonia e Veriut, Demir Imeraj.