Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Ndriçim Shtubina: Besoja te kthesa e Laçit

Ndriçim Shtubina u vlerësua lojtari më i mirë i ndeshjes me Partizanit. Shkodrani deklaroi në “Gol pas Goli” se kishte bindjen e plotë për kthesën e Laçit.

E besonit se mund të bënit kthesën ndaj Partizanit?

Rezultatit nuk i dihet, por kisha besim se skuadra do të reagonte. Nëse luajmë kështu, do të fitojmë. Shpresojmë të kemi edhe këtë ritëm. Me këtë fitore, kthehet edhe cilësia.

Çfarë ju karikon edhe kur keni gjithë këto mungesa?

Unë e kam atë pjekuri, jam i gatshëm për ekipin në çdo moment. Trajneri vendos kush luan, kam qenë edhe në stol. Jam i gatshëm të luaj kur të më fusë trajneri, qoftë edhe 2 minuta.

Ç’pozicion preferoni në fushë?

E kam të vështirë të flas, sepse kam bërë shumë role, por krahu i djathtë dhe sulmuesi janë dy rolet që preferoj më shumë.

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...