Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Olsi Teqja: Jemi betuar për ta shpëtuar Kamzën

Olsi Teqja, mbrojtësi i Kamzës u vlerësua së më i miri i takimit në fitoren më Skënderbeu. Në intervistën pas ndeshjes me “Gol pas Goli” ai u shpreh:

Mbijetesa: Bëmë një nisje të mirë të kampionatit, dhe patëm ato gabimet me radhë. Edhe ndryshimi i trajnerëve ka ndryshuar. Shumë faktorë që kemi bërë shumë gabime. Skuadra sot sakrifikoi shumë, ua dedikoj të gjithëve. Ne jemi betuar që të gjithë që do e nxjerrim ekipin nga kjo skuadër. Me Gjokën kemi bërë një pakt që jemi të gjithë në provë. Me pak kujdes, edhe drejtuesit duhet të jenë të vëmendshëm, të bëjnë afrimet e duhura, dhe klubi ynë do t’i shpëtojë rënies.

Nevojat e skuadrës: Gjithmonë e kemi diskutuar, e kemi folur edhe me drejtuesit. Na duhen 2-3 shokë të mirë, jo vetëm një. Që të sakrifikojnë dhe të japin maksimumin. Po ta shohësh me kujdes, kemi marrë shumë gola, edhe kemi shënuar shumë pak. E mira është që afrohen në çdo repart, që të rritet lufta për formacionin, dhe do rritet edhe cilësia dhe konkurrenca. Sot ishte një Skënderbe shumë cilësor, ata dinë të vënë në vështirësi. Sot sulmuan me 3, 4 apo 5 sulmues. Por, ne u mbrojtëm shumë mirë. Sot fitoi sakrifica. Dua ta përgëzoj ekipin për këtë 3 pikësh. Edhe unë vetëm kam luajtur i dëmtuar.

Forma fizike: Po ta shikosh, kam pësuar një dëmtim dhe jam futur para kohe. Organika e skuadrës nuk ta lejon të rikuperohesh i plotë. Prandaj na duhen 2-3 shokë që të kemi organikë të plotë, që të mos ndihen mungesat tona.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...