Sezoni 2018-2019, i Serisë A do të vijë me një sërë ndryshimesh, teksa është bërë e ditur edhe data e fillimit, e ajo e mbarimit.
Kështu kampionatin italian do të ngrejë siparin më 19 Gusht dhe do të zgjasë deri më 26 maj, teksa është parashikuar që në periudhën e festive të Krishtlindjeve dhe Vitit të ri, të luhen 3 javë, konkretisht më 22, 26 dhe 29 Dhjetor.
Më pas, në 2019-ën, rikthimi në fushë do të bëhet vetëm në 20 janar, ndërsa ndryshime rrënjësore janë bërë edhe sa i përket afateve të merkatos. Kështu, ajo verorja do të mbyllet më 18 Gusht, vetëm një ditë para fillimit të sezonit të ri, ndërsa ajo e dimrit, më 19 Janar, një ditë para rifillimit të kampionatit.
Superkupa e Italisë do të vijojë të zhvillohet një javë para fillimit të kampionatit, teksa këtë herë do të luhet pikërisht më 12 gusht.