Connect with us

Hi, what are you looking for?

Champions League

Feronikeli 90 minuta larg historisë, Shkëndija detyrim kualifikimin

Luhen këtë të martë 6 nga 16 takimet e kthimit të raundit të parë kualifikues të Champions League, ku protagoniste në fushë do të jenë edhe dy skuadra shqiptare, Feronikeli, kampion i Kosovës, dhe Shkëndija e Tetovës, kampione e Maqedonisë së Veriut.

Nëse për kuqezinjtë tetovarë kualifikimi në raundit tjetër është detyrim, pasi në sfidën e parë në Estoni me Nomme Kalju, kanë fituar 0-1, për Feronikelin është një moment historik, sepse në pjesëmarrjen e parë në Champions League ka shanse shumë të mira për t’u kualifikuar në raundit e dytë, çka do t’i siguronte përfitime të konsiderueshme financiare.

Ndeshja Shkëndija-Nomme Kalju zhvillohet në stadiumin “Todor Proeski” në Shkup, në orën 17:00, ndërsa ekipi nga Drenasi do të presë uellsianët e TNS në orën 20:45 në “Fadil Vokrri” të Prishtinës. Ndeshja e parë u mbyll barazim 2-2n një rezultat shumë i mirë për Feronikelin, duke ditur se paka para se të përfundonte sfida ishte në disavantazh 2-0.

Skuadrës që drejtohet nga Zekirija Ramadani i mjafton barazimi 0-0 ose 1-1 për t’u kualifikuar, kështu që më shumë se loja bukur, sikurse shprehet dhe trajneri:

“Nuk do të kërkojë fitoren e as nuk do të mundohemi të luajmë lojë të bukur dhe pastaj të eliminohemi. TNS-ja, nuk ka çfarë të humbë, kurse ne kemi të dy rezultatet në favorin tonë. Neve na intereson vetëm kualifikimi në raundin e dytë Nikli duhet të jetë shumë i kujdesshëm për të mos pësuar gol.”

Në rast se arrin të kualifikohet në raundin e dytë të Championsit, skuadra kampione e Kosovës do të përballet me Copenhagen të Danimarkës.

 

 

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...