Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

KEK-u nuk i reziston dot Llapit, mposhtet 0-3  

Llapi mori një fitore të lehtë ndaj KEK-ut në Obiliq, në ndeshjen hapëse të javës së 18-të të IPKO Superligës së Kosovës.

Llapjanët iu imponuan kundërshtarit që mbyll klasifikimin me vetëm një pikë me rezultatin e thellë 0-1.

Mentor Zhdrella zhbllokoi takimin me 11-metërsh në minutën e 38-të, pas një ndërhyrjeje të gabuar ndaj Festim Alidemës.

Pak çaste më vonë KEK-u mbeti me një lojtar më pak pasi Tërvioll Stullqaku u ndëshkua me të kuq pas një goditjeje ndaj Zhdrellës, ndërsa në minutat shtesë ishte Hamdi Namani që shënoi për 2-0.

Në pjesën e dytë, Llapi vijoi dominim, me raste dhe në manaxhim të lojës, derisa në në fund arriti ta gjente edhe golin e tretë me të sapofuturin në lojë, Arbnor Ramadani.

Pas kësaj fitoreje, llapjanët arrijnë kuotën e 38 pikëve në vendin e tretë, me dy pikë më pak se vendi i parë, Prishtina.

Java 18

KEK-u – Llapi 0-3

16.02.2019 (ora 13:30)

Ferizaj – Trepça ’89

Ballkani – Drenica

Drita – Gjilani

17.02.2019 (ora 13:30)

Flamurtari – Prishtina

Liria – Feronikeli

 

 

 

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...