Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jordi Alba: Largimi i Neymar, pozitiv për mua!

Largimi i papritur i Neymar nga Barcelona, shkaktoi kaos te skuadra “blaugraba”. U mendua se pa brazilianin skuadra do të humbiste shumë forcë në fazën sulmuese, por statistikat e këtij fillmsezoni tregojnë të kundërtën, Barca është më efektive pa Neymar. Jordi Alba, në një intervstë të gjatë dhënë për “El Mundo Deportivon” befasoi teksa u shpreh se te Barcelona ka shumë lojtarë që mund ta zëvendësojnë sulmuesin, madje ai vetë ndihet më mirë në formacion pa “yllin” brazilian.

“Neymar pa dyshim që është një futbollist i madh, por për shkak të rrethanave vendosi që të largohej. Barcelona ka lojtarë të tjerë shumë të mirë dhe që mund të arrijnë gjëra të mëdha. Dhe, sic e kam thënë edhe më parë, largimi i Neymar ka rezultuar pozitiv për mua, sepse mund të avancoj me shumë dhe të tregoj potencialin tim në fazën sulmuese.”

Në fakt, largimi i Neymar nuk është reflektuar negativisht te Barcelona. Përkundrazi, skuadra kryeson La Ligan me 8 pikë më sumë se Reali i Madridit, si dhe thuasje ka siguruar kalimin e grupit në Champions.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...