Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jordi Alba: Rikthimi i Messit? Nuk ka gjë më të bukur, vuajta kur iku

Leo Messit po i mungon Barcelona. “Pleshti” nuk po bën aspak mirë në sezonin e parë me PSG-në, teksa dallohet lehtësisht se nuk është fare i lumtur te skuadra franceze.

Mediet spanjolle flasin për një rikthim të bujshëm të shtatë herë fituesit të “Topit të Artë” në “Camp Nou”, ide që e lumturon Jordi Albën, një nga miqtë më të mirë të ish-kapitenit.

Messi është lojtari me të cilin kam pasur mirëkuptimin më të madh, do të ishte diçka e bukur të rikthehej te Barcelona. Vuajta shumë prej largimit të tij, pasi e kam shumë mik.

Në fund të fundit, pas gjithë jetës së tij në Barcelonë, mendoj se ky transferim i kushtoi shumë. Nuk ishte e lehtë për të, për shokët e tij dhe për klubin, por ky është futbolli.

Tani ai ka veshur fanellën e një klubi tjetër, por ai është ende më i miri në botë. Jam i sigurt se Messi do të jetë shumë më i mirë vitin e ardhshëm. Dhe nuk e them këtë sepse ai është miku im”, deklaroi anësori i majtë.

[quiz-cat id=”297576″]

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...