Connect with us

Hi, what are you looking for?

La Liga

Jordy Cruyff: De Jong nuk shitet më, e pamundur të blejmë në janar, Busquets…

Jordi Cruyff, drejtori sportiv i Barcelonës, ka dhënë dy intervista për “El Mundo Deportivo” dhe “Sport”, ku ka analizuar situatën aktuale të “blaugranave”. Drejtuesi holadez nuk është optimist se klubi i Barçës mund të bëjë blerje gjatë merkatos së dimrit.

“Presidenti ka thënë tashmë se çështja e “Fair Play-it” është shumë e vështirë. Presidenti e ka thënë publikisht, po, është pothuajse e pamundur. Nuk është çështje pesimizmi apo optimizmi, është realist. Kemi 17 lojtarë në Kupën e Botës, që do të thotë se kemi skuadër konkurruese. Sigurisht, në futboll gjithmonë duam të përmirësohemi dhe kemi ide, por nëse nuk mundemi, le të luftojmë me organikën që kemi.”

Shitja e Frenkie de Jong: “Sot nuk flitet më për këtë. Në futboll ka momente ku nuk vendosin vetëm çështjet teknike. Jo të gjithë e kuptojnë, çdo javë ka ndryshime, por janë situata dhe vendime që nuk lidhen vetëm me cilësinë e futbollistit. Koha ka kaluar dhe ai po luan një rol të rëndësishëm”.

E ardhmja e Busquets: “Është një rast kaq i veçantë…Në botën e re nuk ka ndryshuar vetëm futbolli në fushë, por edhe në gazetari ka ndryshime dhe janë procese jetësore, gjithçka po ndryshon, por ka gjëra që nuk mund të lihen kurrë pas, si respekti.  Busquets është lojtar i veçantë, “njeri i klubit”, i cili ka kaluar gjithë jetën e tij këtu. Vjen një moment kur, me një lojtar kaq të veçantë, gjëja e parë që mendon është respekti. Natyrisht që klubi është në kontakt të përhershëm me të dhe agjentët e tij, gjë që është normale dhe, kur të vijë koha, do të merret një vendim i përbashkët. Ka lojtarë që meritojnë trajtim të veçantë. Të gjithë ata meritojnë respekt, por disa meritojnë një trajtim të veçantë, sepse është një jetë te Barça. Kur të vijë koha, do të flasim për këtë”.

Lajme të tjera

Kategoria Superiore

Big Brother Mania edhe në mbrëmjen gala “Më të mirët 2022”, që organizohet nga FSHF dhe Digitalb, dhe që po transmetohet në SportNews, teksa...

Segunda Division

Myrto Uzuni rikthehet vrullshëm. Pas dy ndeshjes mungesë për shkak dëmtimi, sulmuesi i Kombëtares Shqiptare është rikthyer titullar në sfidën Granada-Andorra dhe ka shënuar...

Eliminatore

Pasi mbylli aventurën me Portugalinë, tashmë trajneri Fernando Santos është prezantuar te Polonia. Tekniku portugez do ë provojë të polakët në Europianin e vitit...

Futboll

El Mundo Deportivo ka zbuluar një prapaskenë interesante që ka lidhje me Cristiano Ronaldon dhe Leo Messin. Sulmuesi portugez ishte ende pjesë e Real...