Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Jorgji “nuk i ndahet” Krymit dhe Feijaos as në Europë, vendos drejtësi në ndeshjen debutuese me Shakhtyor Soligorks

Enea Jorgji do të jetë arbitri kryesor i ndeshjes së raundit të parë kualifikues të Champions League Shakhtyor Soligorks-Maribor, takim ku pritet të bëjnë debutimin me skuadrën e re Ardit Krymin dhe Vitor Fejiao.

Ish-mesfushori i Vllaznisë dhe ish-sulmuesi i Kukësit u bashkuan gjatë kësaj merkatoje me ekipin e Shakhtyor Soligorks, ndërsa tashmë pritet të bëjnë edhe debutimin me ekipin e ri, në një ndeshje e cila do të ketë arbitra shqiptar.

Përveç Jorgji, vihet re edhe prezenca e Emanuela Rustës, e cila do e ketë këtë takim debutimin në Europë. Grupi i arbitrave që do të gjykojnë ndeshjen që zhvillohet në fushë asnjëanse, në Turqi, plotësohet nga dy shqiptarë të tjerë Rejdi Avdo dhe Ani Koçiaj.

Lajme të tjera

Itali

Victor Osimhen mund të largohet nga Napoli që në janar. Kështu pretendojnë mediat italiane, duke trumbetuar se skandali në lidhje me sulmuesin është temë...

Futboll

Futbolli shqiptar sot është në zi. Është ndarë nga jeta në moshën 84-vjeçare legjenda e futbollit tiranas, Osman Mema, një nga përfaqësuesit më të...

Francë

Për arsye personale dhe në marrëveshje me Paris Saint-Germain, Gerard Precheur është larguar posti i trajnerit të ekipit të femrave. Në njoftimin e klubit...

Futboll

Federata Shqiptare e Futbollit ka arritur një tjetër sukses historik, duke sjellë për herë të parë në Shqipëri finalet e një turneu madhor ndërkombëtar...