Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Video/Jorgji rrëfehet në Supersport: Kategoria A e arbitrimit nuk është maksimumi, synoj elitën!

Enea Jorgji vazhdon të hedhë hapa gjigandë përpara në fushën e arbitrimit. Gjyqtari shqiptar sëfundmi është bërë pjesë e Kategorisë A të arbitrave dhe i jepet mundësia të gjykojë ndeshje të organizuara nga UEFA edhe në grupet e Champions League dhe Europa League. Në një intervistë eskluzive për moderatoren e Supersport Albana Bejko, Jorgji foli për arritjen e tij ndërsa nënvizoi se nuk dëshiron të ndalet me kaq por synon elitën.Arbitri nga Elbasani u shpreh me bindje se të tjerë gjyqtarë shqiptarë do të ndjekin rrugën e tij, madje mund të shkojnë edhe më lart.

“Kënaqsia është e madhe, pasi po më shpërblehet puna e shumë viteve. Është në vrazhdën e arritjeve që kërkon gjithësecili nga ne arbitrat për të arritur gjatë karrierës. Ky është një hap shumë i madh përpara, sepse nuk ka ndodhur më parë për nivelin tonë të arbitrave që dikush të jetë pjesë e kategorisë A. Shpresoj që të mos ngelet me kaq por gjatë viteve në vazhdim të arrij suksese të tjera”.

“Ashtu si të gjithë njerëzit apo sportistët, edhe ne arbitrat, nuk duhet rreshtim asnjëherë së kërkuari nga vetja. Nëse kërkojmë nga vetja dhe hapsirat ekzistojnë, pse të mos shpresosh për të arritur sa më lart. Me punë pse të mos shpresoj dhe elitën pastaj sesa do realizohet nuk e di pasi nuk varet vetëm nga unë, por janë një sërë faktorësh që më penalizojnë ose favorizojnë për të qenë pjesë e elitës së arbitrave”.

“Jam plotësisht i bindur që kjo rrugë e hapur ose dritare e hapur nuk më shërben vetëm mua por të gjithë kolegëve të mi të cilët kanë aspirata dhe objektiva dhe që i kanë të gjitha mundësitë për të arritur nivelin tim  dhe pse jo edhe më lart pasi shanset i kanë dhe unë ua uroj me gjithë zemër”.

Interivstën e plotë të Enea Jorgjit për Supersport mund ta ndiqni në videon më poshtë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...