Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Josa: Drita e kishte si finale, Duro ndikoi pozitivisht

Mirel Josa humbi derbin e trajnerëve shqiptarë ndaj Shpëtim Duros, pasi Drita fiti 1-0 me Prishtinën. Trajneri tiranas e pranoi se emërimi i Duros në krye të skuadrës nga Gjilani pati impakt pozitiv te futbollistët.

“Konkurrenca është ndryshe në Kosovë. Nuk është problemi vetëm te shënimi i golave që nuk vijnë, por edhe te pasimi i fundit. Duhet të kishim qenë më të kujdesshëm të pasonim për shokët. Ndërrimi i trajnerit, është një plus për skuadrën kundërshtare, se të gjithë futbollistët ishin të mobilizuar maksimalisht për të dhënë maksimumin. Drita e kishte si ndeshje të fundit për për të qenë ku i takon”.

Nga ana tjetër, Duro nuk e fsheh kënaqësinë e debutimit me fitore ndaj një skuadre shumë të fortë dhe me cilësi në fazën sulmuese.

“E rëndësishme ishte fitorja, për më tepër që vij nga Shqipëria. Pastaj erdhi ndaj Prishtinës me shumë cilësi përpara. Një fitore ndikon se skuadra ishte në situatë kritike. Nuk mund të jap premtime, i rëndësishëm ishte ky trepikësh. Nuk i kam njohur ende lojtarët. Unë ndikova në disiplinimin në fushë. Kam vetëm pak ditë këtu, jam munduar të disiplinoj skuadrën dhe ia kam arritur qëllimit”.

 

 

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...