Vala Superliga

Josa: Duhet ta mbyllnim më shpejt takimin, me rëndësi 3 pikët

Prishtina fitoi 1-3 në Pejë ndaj Besës dhe ruajti pozitat në krye të renditjes në Vala Superliga, por trajneri Mirel Josa nuk ka mbetur tërësisht i kënaqur nga rrjedha e kësaj sfide. Ai evidentoi mungesën e përqendrimit te skuadra e tij dhe tha se duhet të ishte mbyllur më shpejt ndeshja.

“Duhet të ishim treguar më racionalë deri sa të siguronim fitoren dhe të kishim mbyllur më shpejt takimin, pasi kishim edhe epërsi numerike. Në një aksion që ndërtoi kundërshtari, shënoi gol dhe kjo ishte arsyeja që u mërzita disi sot. Kemi luajtur shpesh dhe jemi munduar të freskojmë skuadrën, por sërish na ndodh që nuk jemi shumë konkretë. Gjithsesi, e dinim që do të ishte një ndeshje e vështirë dhe kishte shumë rëndësi të merrnim 3 pikët. Ia dolëm me sukses dhe tani duhet të shikojmë përpara”, u shpreh Josa.

To Top