Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Josa: Duhet të çlirohemi psikologjikisht, ndaj Kastriotit duhet kujdes!

Mirel Josa doli para mediave këtë të premte për të folur për sfidën që Kukësi do të luajë të shtunën në Kamëz ndaj Kastriotit. Verilindorët po kalojnë një krizë rezultatesh gjatë javëve të fundit, dhe përballë Kastriotit që i ka vendosur shumë në vështirësi në këtë sezon nuk do ta kenë lehtë pasi krutanët e kanë mundur dy herë Kukësin. Josa analizoi kundërshtarin e radhës dhe foli edhe për momentin jo të

“Kemi pasur shumë humbje gjatë rrugës, qoftë sa i përket prestigjit të skuadrës qoftë sa i përket edhe klasifikimit. Mendimi im është se duhet t’i shohim ndeshjet me kë luajmë dhe kë kemi përballë. Kemi përballë një skuadër që ka fituar dy herë kundër nesh. Kastrioti është një skuadër shumë e fortë, ka karakter, e ka treguar edhe në ndeshjet e tjera, kështu që duhet të jemi shumë të kujdesshëm sa i përket mbarëvajtjes së ndeshjes.

Ku po çalon Kukësi? Ne duhet të lirohemi psikologjikisht sa i përket mënyrës se si skuadra del deri në zonën e rreptësisë së kundërshtarit. Aty nuk kemi forcën e duhur për të goditur kundërshtarin. U duk edhe ndaj Skënderbeut, në pjesën e parë skuadra kishte 5 raste për të kaluar në avantazh.Në futboll nuk ka nëqoftëse, në futboll duhet të jesh shumë efikas në mënyrë që edhe loja të marrë rrjedhojë pozitive për ty“, theksoi trajneri i Kukësit.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...