Connect with us

Hi, what are you looking for?

Featured

Josa: Gabuam në pjesën e parë, provojmë kualifikimin në Rumani

Vllaznia nuk shkoi dot përtej barazimit 1-1 ndaj rumunëve të Universitatea Craiovës në sfidën e vlefshme për turin e dytë eliminator të Conference League, teksa kualifikimi do të vendoset një javë më vonë në Rumani.

Trajneri Mirel Josa pranoi se kundërshtari është një ekip mjaft cilësor, megjithatë u shpreh i bindur se kualifikimi është i hapur dhe skuadra do të provojë të bëjë surprizën në ndeshjen e kthimit.

“E kisha studiuar kundërshtarin mirë dhe ata luajnë gjithmonë njësoj, por ne u dhamë mundësi të na bëjnë pak më shumë presing, pasi kishim pak pika referimi,. Kur dilnim nga mbrojtja duhej të bënim më mirë, sidomos në pjesën e parë. Në pjesën e dytë treguam një tjetër fytyrë dhe ishim më të qartë në organizimin e manovrës. Do të shkojmë në Rumani jo vetëm me mendjen për t’u mbrojtur, por edhe për të sulmuar me logjikë. Mendoj se kualifikimi është ende 50%-50% dhe do të luajmë deri në fund shanset tona”, u shpreh Josa.

Tekniku kryeqytetas i kuqebluve komentoi edhe vendimin për të mos aktivizuar fare fantazistin malazez Kristijan Vulaj, si dhe gjendjen e Liridon Latifit, teksa tha se priste më shumë nga kroati Aralica.

“Vulajn nuk e futa fare, pasi më duhej të ndërroja sistemin e lojës dhe kjo nuk ishte e mirë të bëhej në minutat e fundit. Për më tepër, mori edhe një karton të verdhë në nxehje. Latifi nuk është në formën e tij më të mirë dhe nuk besoj që do të rikuperojë për një javë. Kaina bëri shumë mirë, ndërsa nga Aralica prisja edhe më shumë. Megjithatë në tërësi jam i kënaqur me angazhimin që treguan djemtë”, u shpreh trajneri i Vllaznisë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...