Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Josa: Kemi dy mungesa të rëndësishme, barazimi s’i duhet as Kukësit, as Tiranës

Trajneri i Kukësit, Mirel Josa, foli sot para mediave në prag të ndeshjes ndaj Tiranes, duke theksuar se mungesat te skuadra verilindore.

Sfida ndaj Tiranës: “Nuk e shoh si sfidë me Tiranën, e shoh si ndeshje e radhës që ka Kukësi, qoftë Tirana apo dikush tjetër. Shohim nivele që nuk kanë shumë ndryshim. Ndryshimi ka ardhur nga gabimi i skuadrave ose nga aftësitë e skuadrave për të bërë mirë”.

Mungesat: “Nuk jemi pa mungesa në këtë ndeshje. Do të jenë dy mungesa kryesore. Një është Kurdic, i cili ka problem me kartonët, dhe tjetri është e Tsinxaxes, i cili ishte i pafat me incidentin që pësoi dhe do të mungojë 10 ditë, por kemi lojtarë të tjerë që mund t’i zëvendësojnë, sepse mua më intereson e përgjithshmja. Dëmtimet janë gjëra normale në një skuadër dhe kemi punuar shumë për këtë ndeshje”.

Sfidë pa favoritë: “Duhet të jesh në gjendje t’i interpretosh ndeshjet siç duhet. Kemi pasur ndeshje të lehta dhe kemi humbur pikë. Për mendimin tim, çdo ndeshje varet nga gjendja aktuale e skuadrave”.

Motivimi i Kukësit: “Skuadra ka qenë gjatë gjithë periudhës e motivuar, por nuk do të thotë që morëm një fitore me Kastriotin dhe çdo gjë u rregullua. Problem ka qenë mungesa e stabilitetit dhe mosmarrja e rezultateve. Mendoj që ndeshja e nesërme do të më japë mua një përqindje të lartë garancie për vazhdimësi”.

Barazimi s’kënaq: “Nuk futëm në fushë asnjëherë për barazim, po erdhi barazimi për dy skuadrat do të jetë një rezultat jo i mirë, kështu që janë tri pikët që luhen, barazimi është pjesë e lojës. Ndonjëherë më mirë një pikë se pa asgjë”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...