Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Josa: Kishim dëshirë të fitojmë, por shpërdoruam rastet tona

Mirel Josa u shfaq mjaft i zhgënjyer për eliminimin e Kukësit nga Kupa e Shqipërisë, megjithatë theksoi se skuadra e tij bëri të gjitha përpjekjet për të shmangur humbjen në Durrës ndaj Teutës.

Sa i zhgënjyer jeni nga një eliminim si ky?
Skuadra kishte dëshirë për të fituar ndeshjen. U ndëshkuam shumë shpejt, pavarësisht se i kishim parashikuar lëvizjet e kundërshtarit. Nuk ishim të mirë në komunikim te rasti i Bregut. Skuadra u mundua më pas, kishim dy raste në pjesën e parë, ku në të dyja rastet Frashëri ishte i saktë duke mbrojtur portën. Në pjesën e dytë u munduam të luanim, edhe Teuta na la hapësira deri diku, por nuk ia dolëm. Nuk mund të them se përpjekja e skuadrës nuk ishte e plotë, përkundrazi ishte, por kështu është futbolli.

Sulmuesit e Kukësit vijojnë të shpërdorojnë shumë…
Unë në këto momente nuk u vë faj të dy sulmuesve, normal që duhet të ishin më të saktë, por edhe lojtarët e tjerë, të dy krahët duhet të punojnë më mirë. Taipi për mendimin tim bëri një lojë të mirë për sa i përket organizimit, por në zonën e kundërshtarit nuk ishim të saktë. Finalizimin nuk e presim vetëm nga Eze dhe Ibraimi. Eze doli në dy raste me portën dhe kishte mundësinë për të shënuar. Por, ne duhet të shkojmë nga të dyja krahët, duhej më shumë prezencë në zonën e Teutës. Ky është një problem, që nuk po shfaqet tani, por është shfaqur edhe më parë, pasi të dy krahët rrinë shumë larg. Eze duhet të ishte shumë deçiziv, por logjika e lojës u prish me futjen e Kuperit përpara. U munduam të luanim me Kuperin si pykë dhe me topat e gjatë nuk ishim shumë mirë.

A i druheni një reagimi negativ të skuadrës pas eliminimit?
Unë nuk i druhem fraksionit negativ të skuadrës. Ajo është ndërtuar që në fillim kështu. Lojtarët duhet të marrin më shumë përsipër. Personaliteti i lojtarëve nuk formohet rrugës, por formohet që në fillim të kampionatit. Është një goditje eliminimi nga Kupa, pasi edh enë kampionat jemi larg Europës. Ne do i luajmë me prestigj të gjitha ndeshjet në vijim.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...