Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Josa kritikon klubin: Nuk është e njëjta situatë si te Tirana!

Kukësi vijon të humbasë dhe sigurisht që trajneri Mirel Josa nuk është në pozita komode, madje rrezikon edhe shkarkimin. Europa tani as që mund të mendohet më. Trajneri i verilindorëve foli në emisionin “Gol pas Goli” në Supersport dhe sigurisht kjo humbje mund të ketë pasoja të rënda, në vazhdimësinë e sezonit.

“Është një ngërç që po thellohet, duhet të jemi të kujdesshëm sa i takon marrëdhënies staf-lojtar. Duhet analizuar ndeshja e sotme, sikurse kemi bërë çdo ndeshje. Krijuam raste, edhe pse Skënderbeu ishte ngjeshur prapa. Problemi është se pjesën e dytë ishim shumë larg portës. Eze ishte i vetmuar dhe i pa pozicionuar sa i takon finalizimeve. Goditja e Skënderbeut na uli psikologjikisht. Nuk kemi probleme fizike. Përmirësohemi duke shënuar dhe duke fituar. Normal presionin e ndjen çdo skuadër. Do mundohemi që ta ulim presionin dhe t’i bëjmë lojtarët të luajnë më lirshëm në ndeshjet në vazhdim”.

“A rrezikon Kukësi? Nuk është e njëjta situatë si te Tirana. Nuk luajnë vetëm lojtarët, luajmë edhe ne edhe drejtuesit. Duhet ta mbledhin veten sa më shpejt, ashtu sikurse edhe klubi duhet të jetë sa më i kujdesshëm. Ne këto vegla pune kemi dhe me këto do të luajmë deri në fund”.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Champions League

Champions League do të nisë sezonin e ri me një formulë të re, teksa rrugëtimi do të startojë nga një grup i vetëm, me...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...