Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kategoria Superiore

Josa: Ky nuk është ende Kukësi im, Partizani skuadër pretendente!(Video)

Fitorja me Tiranën ishte një sukses i rëndë për Kukësin, që pas një hapi fals me Kastriotin bëri menjëherë autokritikë duke treguar se nën drejtimin e Josës ekipi po vjen në rritje. Por frytet e punës së këtyre kohëve dhe fitoren ndaj bardhebluve, Josa nuk i merr për vete, pasi për të Kukësi nuk është ende Kukësi i tij, por vazhdë e punës së bërë dhe nga paraardhësit.

“Nuk mund të them që është Kukësi i Mirel Josës, unë kam vlerësuar edhe punën e paraardhësit tim. Nuk do të thotë asgjë që mposhtëm Tiranën dhe gjërat shkojnë mirë, ne duhet të gabojmë sa më pak.

Këtë javë tjetër sfidë kryeqytetase me Partizanin, në një duel të drejtpërdrejtë rivalësh, të cilin Josa e vlerëson maksimalisht.

” Partizani është një skuadër shumë serioze përsa i përket vazhdimësisë së kampionatit, një skuadër pretendente, kështu që nuk dua ta ngarkoj më tepër skuadrën me këto probleme”.

Ibraimi golashënues i Superiores por dhe njeriu vendimtar për Kukësin në javët e fundit. A ka krijuar varësi skuadra nga tetovari dhe rrezikon në rast të një dëmtimi të yllit të saj. Për Josën, mënjanë meritat e jashtëzakonshme të Ibraimit, pikët kanë ardhur si pasojë e lojës së të gjithë skuadrës.

” Kukësi nuk është vetëm Ibraimi. Nuk dua të veçoj individë. Mua më intereson vetëm mënyra e impenjimit e futbollistëve të mi, qoftë në stërvitje dhe po ashtu në ndeshje”.

Lajme të tjera

Futboll

Maroku po përgatitet për të ndërtuar stadiumin më të madh në botë. Bëhet fjalë për një impiant futuristik, që dhe do të jetë ndër...

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...