Abissnet Superiore

Josa: Markun e desha vetë, prurjet e tepërta prishin ekuilibrat

Vllaznia tashmë është nisur drejt Austrisë, ku do të qëndrojë rreth dy javë para se të përballet me Universitatean e Craiovës në raundin e dytë të Conference League. Trajneri Mirel Josa shfaqet optimist për të ardhmen e Vllaznisë, por kujton gjithashtu se nuk duhet nxituar në marrjen e vendimeve.

“Ne jemi të kënaqur kur i kemi të gjitha gjërat në kohën dhe momentin e duhur. Është periudha më e vështirë për një trajner, sepse duhet të vendosë për shumë gjëra. Them se jemi në vijë të drejtë, tani do mundohemi për fazën përfundimtare, duke marrë parasysh kushtet që na ka krijuar klubi.”

Përgatitjet në Austri: “Jam shumë i kënaqur që do jemi në Austri. Vazhdojmë punën, shumë fjalë janë fukarallëk. Duhet të ulim kokën poshtë sepse, siç dihet, në këto momente nuk dalin të gjitha gjërat si i parashikojmë. Ne idetë tona i kemi, urojmë të bëjmë sa më pak gabime.”

Afrimi i Markut: “Markun e kam dashur vetë. Kemi dyndje në mesfushë dhe kush është në gjendje më të mirë do të luajë. Kam kërkesa për të gjithë, duhet të rrisim agresivitetin që të kemi sukses. Ndonjëherë afrimet e tepërta prishin ekuilibra. Më intereson shumë ekuilibri ekonomik, që të jetë skuadër e lidhur”.

 

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency