Abissnet Superiore

“Josa më shumë vite te Vllaznia se unë”, Xhaferi: Dy janë shkaqet pse ndryshuam trajnerin

Mirel Josa është trajneri i tretë që do të drejtojë Vllazninë këtë sezon pas Thomas Brdaric dhe Elvis Plorit. Trajneri i mirënjohur ka nisur aventurën e tretë në stolin e ekipit shkodran. Gjatë prezantimit të 58-vjeçarit, presidenti Alban Xhaferi theksoi se dy ishin shkaqet e ndryshimit në pankinë.

Kemi ofruar trajnerin Mirel Josa, i cili ka një eksperiencë të jashtëzakonshme, është një nga trajnerët më të suksesshëm të kampionatit shqiptar dhe më gjerë. Këto ndryshime janë bërë për të rritur sadopak entuziazmin e skuadrës në këto ditë që rezultatet nuk kanë qenë sipas pritshmërive.

Ardhja e Josës bëhet në momentin që ekipi po përgatitet për sezonin e ardhshëm, në mënyrë që të ndërtojmë një Vllazni të re dhe sa më kompetitive. Dua t’i uroj suksese profesorit, kënaqësi e veçantë që ndodhet në Shkodër.

Jam optimist, ai ka besimin tim të plotë dhe të gjithë skuadrës. Do e mbështesim të arrijmë objektivat tona. Josa e njeh Vllazninë mirë, madje është më shumë ai te Vllaznia se unë, pasi e ka drejtuar për tre vite.  

Mendoj se kemi një zgjidhje optimale. Të finalizojmë këtë sezon me marrjen e Kupës dhe pastaj të kemi një përgatitje sa më të mirë për sezonin e ardhshëm”, deklaroi kreu i klubit shkodran.

Eventet Sportive në SuperSport

Të Fundit

EVENTET NË SUPERSPORT

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency