Connect with us

Hi, what are you looking for?

Lajme

Josa merr edhe sulmuesin tiranas te Prishtina

Pasi rinovoi kontratën me mbrojtësin me eksperiencë, Armend dallku, skuadra e Prishtinës ka afruar një tjetër futbollist, për të përforcuar organikën në kuadër të sezonit të ri, që do të startojë në fundjavë.

Kështu bardhebluve të Kosovës u është bashkuar sulmuesi nga Tirana, Mario Morina, i cili ka do të tentojë të “rilindë” pikërisht në IPKO Superliga, me një trajner që e njeh mjaft mirë, siç është Mirel Josa.

Të dy kanë punuar edhe te Tirana, ndërsa sulmuesi 26-vjeçar, pas një fillimi të vrullshëm, pati një ngërç në karrierën e tij dhe sezonin e kaluar u aktivizua në Kategorinë e Parë me Besën dhe Dinamon.

Më herët Morina ka luajtur me skuadra si Kukësi, Skënderbeu, Flamurtari, e Kamza, ndërsa tani synon që të riniset nga kryeqyteti i Kosovës, në një ambient që beson shumë te aftësitë e sulmuesit.

“Çfarë ka ndodhur, ishte edhe gabim i imi personal, sepse cilësitë i kam, të gjitha i kam dhe duke më pëlqyer ambienti i qetë, dua t’i përkushtohem maksimalisht punës dhe të jem ai Morina që kam qenë.

Ndërsa, duke parë ndeshjet e Prishtinës gjatë vitit të kaluar nga Supersporti që i jep andej, më pëlqen si ekip, dhe për lavdinë që ka klubi në Kosovë ku çdo vit lufton për trofe.

Pra, dua rikthimin e lavdisë sime, dua fitimin e titujve dhe të shkojmë sa më lartë që mundemi dhe këtë e them duke e njohur trajnerin Josa me të cilin kemi punuar te Skënderbeu bashkë dhe me vetë emrin e madh që ka ai duke fituar tituj kampioni ku do që ka qenë. Pastaj duke njohur Currin me të cilin kam luajtur dhe tani është pjesë e stafit dhe Dallkun që e njeh gjithë Kosova e Shqipëria, shpresojë që së bashku të bëjmë gjëra të bukura”, ka thënë, Mario Morina.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...