Kategoria Superiore

Josa: Teuta e fortë, kemi probleme me anën psikologjike!

Kukësi i këtij sezoni po kalon shumë luhatje dhe as marrja e drejtimit nga Mirel Josa nuk ka sjellë ndryshime të mëdha në skuadër. Megjithatë tashmë nuk është “koha” për të qarë gabimet por t’u përqëndruar te sfida e radhës, me Kukësin që këtë të premte do të ketë një ndeshje shumë të vështirë ndaj Teutës, kundërshtar me të cilin Kukësi do të përballet edhe në çerekfinalet e Kupës së Shqipërisë. Në konferencën për shtyp para kësaj sfide trajneri i verilindorëve thuri elozhe për djemtë e detit, duke e konsideruar Teutën një skuadër shumë të fortë.

“Është një ndeshje shumë e vështirë. Nuk më diferenca në këtë periudhë, ashtu si më përpara. Nuk ka siguri, duhet shumë seriozitet dhe duhet të përmirësohemi. Skuadra e Teutës është e ekuilibruar, qoftë ndeshjet jashtë dhe ato brenda ka luajtur dhe ka marrë maksimumin. Ka lojtarë me eksperiencë dhe nuk ka pasur shumë lëvizje në merkato. Drejtuesit kanë menduar ta konsolidojnë. Vijmë pas një ndeshje me Partizanin, të cilën në disa fragmente e luajtëm mirë. Kishte edhe momente, që na ndëshkuam dhe nuk e përballuam dot Partizanin. Mendimi im është mos e shohim atë ndeshje, por anën psikologjike sepse këtu çedojmë pak”.

“Nuk duhet të kërkojmë rrugën e mesme sepse kjo varet nga niveli i skuadrave të tjera. Duhet të kërkojmë vetëm të përmirësohemi ndeshje pas ndeshje, është një grup që kërkon të përmirësohet. Kemi treguar se pas një ndeshje të mirë, kemi luajtur dobët dhe më pas jemi përmirësuar.Ne do mundohemi të ngremë nivelin e skuadrës sa më lart taktikisht dhe teknikisht. Pjesa fizike është kjo që është dhe nuk kemi ç’përmirësojmë. Më intereson shumë që gabimet e një ndeshje të mos i përsërisim në ndeshjen tjetër ose të bëjmë më pak”, u shpreh Josa.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency