Connect with us

Hi, what are you looking for?

Kupa e Shqipërisë

Josa: U shkarkova te Laçi dhe e fitova te Vllaznia, e doja shumë këtë Kupë

Josa u shfaq shumë i entuziazmuar nga suksesi në Kupën e Shqipërisë, dulke “thumbuar” në njëfarë mënyrë edhe drejtuesit e Laçit për shkarkimin nga detyra e trajnerit kur ishte ende në lojë për fitimin e Kupës së Shqipërisë.

“Klubi arriti objektivat, nuk ishte i pakët fitimi i Kupës. Emocioni më i madh ishte se edhe në periudhën e parë që isha te Vllaznia, jam shkarkuar pas gjysmëfinales së parë. U shkarkova nga një klub tjetër pas gjysmëfinales së Kupës dhe erdha e fitova te Vllaznia. Ishte emocion i jashtëzakonshëm qoftë për fitimin e trofeve dhe për objektivin financiar.”

Ndryshimet i Vllaznisë: “Mënyra e lojës, e vendosjes, ndoshta edhe dëshira, sepse i pashë pak lojtaët të rënë. Zgjidhjet nuk ishin ato që unë kërkoja në raste të veçanta, sepse duhet kohë të sistemosh një mënyrë loje. Ua dedikoj suksesin impenjimit të tyre, që nga punëtori i fundit, ia dedikoj presidencës dhe futbollistëve, sigurisht edhe tifozëve të zjarrtë shkodranë. Nga momenti që u shkarkova nga Laçi, me gjysmën e këmbës në finale pas fitores së gjysmëfinales në Durrës, ia kisha vënë objektiv vetes fitoren.”

Trajneri me më shumë trofe: “Kam qenë me më shumë trofe edhe para kësaj Kupe. Më tepër e kam me idetë e mia, shumë njerëz kanë qenë skeptikë për mbarëvajtjen e punë sime. Kur klubi arrin objektivat, i kam arritur edhe unë. Kemi marrë një periudhë edhe më të gjatë pushimi, sepse luajmë në turin e dytë. Tani e kam mendjen te skuadra, te merkatoja, të objektivat që kemi. Edhe presidentin e liruam paksa ekonomikisht.”

 

 

 

Lajme të tjera

Euro 2024

Skuadra kombëtare zhvilloi sot stërvitjen e parë në “Shtëpinë e Futbollit” dhe të parën nën drejtimin e brazilianit Sylvinho. Kuqezinjtë kanë filluar përgatitjet për...

Kombëtare

Kombëtarja Shqiptare vijon punën për t’u përgatitur për ndeshjen e parë eliminatore të Europianit Gjermani 2024, e planifikuar për t’u luajtur mbrëmjen e të...

Gossip

Ish-sulmuesi i Interit bën “supergol”. Andrea Pinamonti, i cili aktualisht është pjesë e Sassuolos, po shijon një romancë me modelen bjelloruse Dasha Lapushka. Futbollisti...

Merkato

Galatasaray piketon sulmuesin shqiptar. Me 10 gola dhe 4 asiste deri në këtë pikë të sezonit në Superligën Turke, Valon Et’hemi ka tërhequr vëmendjen...