Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jose Mourinho, 60 milionë euro për Milenkovic

Paraqitjet e mira në fillimin e këtij sezoni me Fiorentinën si dhe me kombëtaren e Serbisë e kanë shndërruar atë në një prej lojtarëve më të kërkuar në Europë. Po flasim për mbrojtësin Nikola Milenkoviç, i cili në “Artemio Franchi” po zhvillon ndeshje vërtet mbresëlënëse, aq sa do të jetë e vështirë që ai të vazhdojë të veshë këtë fanellë edhe pas muajit janar. Sipas mediave angleze, Milenkovic është një nga të preferuarit e trajnerit të Manchester United, Jose Mourinho, aq sa tekniku portugez e ndoqi nga afër në takimin që kombëtarja e tij zhvilloi në Podgoricë, kundër Malit të Zi. Sipas të njëjtave burime, “Djajtë e kuq” kanë bërë gati një ofertë 60 milionë euro për ta transferuar atë që në janar.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...