Connect with us

Hi, what are you looking for?

Spanjë

Jose Mourinho do të kthehet pas thuajse një dekade në “Camp Nou”

Do të jetë Roma e Jose Mourinhos dhe Marash Kumbullës rivalja e Barcelonës këtë verë për trofeun “Joan Gamper”. Klubi katalan do të përsërisë formatin e vitit të kaluar dhe do të ketë një përballje të dyfishtë, pasi në të njëjtën datë do të përballen edhe skuadrat e femrave të Barçës dhe Romës.

Takimi është caktuar të zhvillohet më 6 gusht në “Camp Nou”. Skuadrat e femrave do të luajnë në orën 17:30 dhe më pas ekipet e meshkujve në orën 21:00.

Do të jetë hera e parë që Jose Mourinho viziton stadiumin mitik “Camp Nou” që kur u largua nga Reali i Madridit. Takimin e fundit në këtë impiant e ka zhvilluar në vitin 2013, për Kupën e Mbretit (takimi i kthimit), të fituar 1-3 nga “Los Blancos” (Barça u eliminua).

Ndeshja e trofeut “Gamper” do të shërbejë si një prezantim dhe test i fundit për futbollistët e Xavi përpara fillimit të La Ligas, në fundjavën e 13 dhe 14 gushtit.

Lajme të tjera

Serie A

Aventura e Walter Mazzarrit te Napoli mundtë quhet e përfunduar. Barazimi mes vuajtjesh ndaj Genoas në fundjavë ka bërë që De Laurentiis të humbë...

Kategoria Superiore

Kukësi ndryshoi për të katërtën herë trajnerin, kur deri më tani janë zhvilluar vetëm 24 javë.Verilindorët e nisën sezonin me Rraman Hallaçin, e vijuan...

Champions League

Hakan Calhanoglu ka dhënë një intervistë interesante, gjatë së cilës “harron” për disa momente modestinë. Gjithsesi, 30-vjeçari meriton çdo lëvdatë, pasi është ai truri...

Kategoria Superiore

Erbim Fagu do të jetë trajneri i ri i Tiranës. Pas largoi Julian Ahmatajn, presidenti Refik Halili ka marrë vendimin për t’i besuar stolin...