Lajme

Jose Mourinho flet si verdhekuq: U binda nga pasioni i tifozëve të Romës!

Josè Mourinho është tashmë një romanist i thekur. Portugezi shkroi një mesazh në Instagram, duke shfaqur dashurinë për ngjyrat verdhekuqe:

“Daje. Pasioni i pabesueshëm i tifozëve të Romës më bindi të pranoja këtë detyrë dhe mezi pres të filloj sezonin e ardhshëm”.

Trajneri Portugez, i shkarkuar vetëm dy më parë nga presidenti i Tottenhamit, sqaron më tej se ishte bindur menjëherë nga biseda që kishte pasur me pronarët e Romës.

“Pasi u takova me Friedkin dhe Tiago Pinton, e kuptova menjëherë se sa e madhe është ambicia e këtij klubi. Kjo aspiratë dhe kjo lëvizje më kanë frymëzuar gjithmonë. Së bashku duam të ndërtojmë një rrugëtim fitues gjatë viteve që do të vijnë”.

“Special One” po pret me padurim nisjen e kësaj përvojë të re në Serinë A.

“Falënderoj familjen Friedkin, që më zgjodhi për të drejtuar këtë klub të shkëlqyeshëm dhe që më bënë pjesë të vizionit të tyre”.

Vetëm dy ditë më parë Mourinho kishte dhënë një indicie për atë që do të befasonte tifozët e Romës dhe jo vetëm:

“Nëse një ditë do të më duhet të shkoj në Itali dhe të stërvit një klub rival të Interit, nuk do të mendoja dy herë.” Josè nuk e mendoi gjatë dhe i tha “po” Romës.

Autostop Albania, tregu i makinave me i madh per makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina me qera ,kerkoj makine, kerkoj makina, makina ne shitje, shes blej makina, servis makinash,makina ne shitje,autostop makina, makina ne shitje, kerkoj makine,kerkoj makina okazion,karrotrec, makina.

autostop.al

makina ne shitje, makina me qera, servise, pjese kembimi, tregtar makinash,kerkoj makina,tregu i makinave ,tregu makinave shqiperi,tregu makinave,autostop albania,porsche cayenne me qera, makina per shitje ne tirane,auto a1 albania, auto a1 tirane, shes makina, auto shitje hertz albania makina ne shitje shijak, shes blej, porsche albania, oferta makina per shitje shqiperi ,makina ne shitje ne shqiperi, makina ne shitje, makina ne shitje okazion, makina ne shitje ne gjermani, makina blej makina, makina ne shitje gjermani, makina gjermane ne shitje, ford albania, pjese kembimi te perdorura, pjese kembimi kadiu, pjese kembimi per makina benz

Më të lexuarat

To Top
Evolve Web Agency Evolve Web Agency