Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jose Mourinho, gati të paguajë klauzolën e largimit për Xherdan Shaqirin

Xherdan Shaqiri mund të vihet nën urdhrat e Jose Mourinhos sezonin e ardhshëm. Futbollisti me origjinë nga Kosova, që përfaqëson Zvicrën, pritet të marrë një ofertë nga “Djajtë e Kuq”, që sipas raportimeve të “The Sun” janë gati të paguajnë klauzolën që e çliron 26-vjeçarin nga Stoke City.

Më rënien e Stoke City-t nga Premier League, Shaqiri, në bazë të marrëveshjes së nënshkruar mes palëve, mund të ndërpresë kontratën për 12 milionë paund.

Fillimisht u përfol për një interesim të Liverpoolit, por tashmë ka hyrë në garë edhe United. Mourinho, që është i ftuar në Rusi për të komentuar ndeshjet e Botërorit, duket se është bindur nga paraqitja e lojtarit shqiptar në Rusi, pavarësisht se Zvicra nuk ia doli që ta kalonte fazën e 1/8-ave përballë Suedisë.

Dëshira e Shaqirit është që të mbetet në Premier League dhe, sigurisht, nëse Mourinho do t’i bëjë ofertë konkrete, vështirë të thotë jo.

Gjatë sezonit të kaluar lojtari shtatshkurtër u aktivizua në 36 ndeshje të Premier League-s me Stoke City-n duke shënuar 8 gola.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...