Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

Jose Mourinho ndalon koret raciste në Olimpico: Stankovic njeri me vlera

Gjatë ndeshjes së djeshme midis Romës dhe Sampdoria e cila u mbyll me rezultatin 3-0 u vu re një situatë jo fort e këndshme në shkallët e stadiumit “Olimpico”.

Në tribuna u pa që tifozët verdhekuq po i drejtoheshin me kore raciste trajnerit të Sampdorias Dejan Stankoviç. Në këto momente u desh ndërhyrja e Jose Mourinhos që koret të ndalonin.

Pas ndeshjes, tekniku luzitan u shpreh se Stankovic është një njeri me shumë vlera ndërsa shtoi se tifozët nuk duhet të ofendojnë.

Lexo edhe:

“E bëra ndërhyrjen sepse Stankoviç është një njeri me vlera dhe duhet respektuar, mbi të gjitha ai është një mik për mua. Fansat tanë janë madhështore, por nuk duhet të ofendojnë me kore raciste”, deklaroi “timonieri” i kryeqytetasve.

Mourinho e konsideron si një mik ish-lojtarin serb Dejan Stankoviç pas bashkëpunimit të shkëlqyer 2-vjeçar kur ishin pjesë e Inter aty ku të dy së bashku arritën të fitonin gjithçka me fanellën zikaltër.

Lajme të tjera

Euro 2024

Pak ditë na ndajnë nga fillimi i Kampionatit Europian, Gjermani 2024 dhe tashmë kanë nisur llogaritë e grupeve përkatëse. Shqipëria ndodhet në Grupin B...

Euro 2024

Gjashtë muaj në Serie A ishin të mjaftueshme për të bindur Interin për të firmosur me Kristjan Asllanin. Organizatori kuqezi spikati e skuadrën e...

Kombëtare

Erjon Bogdani vijon të jetë golashënuesi më i mirë në historinë e kombëtare shqiptare me 18 rrjeta. Ish-sulmuesi i njohur, i cili në Itali...

Euro 2024

Futbollisti i kombëtares së Çekisë, Michal Sadilek nuk do të jetë pjesë e skuadrës për ndeshjet e Euro 2024, dhe arsyeja është e pazakontë!...