Connect with us

Hi, what are you looking for?

Gossip

Si t’i fshehë kallot në dorë? ja zgjidhja e kampionit Joshua

Anthony Joshua vendosi të bënte një tatuazh të ri në dorën e majtë, kështu që la një takim në dyqanin e tij të preferuar në Southgate të Londrës me artistin Oscar Corozzo. Ai i kërkoi që t’i bënte tatuazh një luan në mes të pyllit në gishtin e mesit të dorës.

Arsyeja nuk ishte thjesht se 29-vjeçarit i pëlqejnë tatuazhet, por edhe për estetikë. Për shkak të profesionit, gishtat e dorës së Joshuas, nga pjesa e jashtme, janë të mbushura me kallo, kështu që me një tatuazh të bukur boksieri ka zhdukur edhe “gungat” nga dora.

“Ai erdhi në mes të korrikut dhe patëm një konsultë të shpejtë. Ai (Joshua) jeton jo larg Southgate”, – tha pronari i dyqanit, Victor Tsyhanou.“Është hera e parë që një emër i madh si Anthony ka ardhur në studio. Natyrisht që kishte shumë vëmendje nga vendasit, kështu që ne e caktuam orarin vonë, në mbrëmje, mbyllëm studion dhe i bëmë një seancë private. Për shkak se ai është boksier, kishte disa kallo në grushtat e tij, kështu që ai na dha ide se çfarë donte të bënte. Ai donte një pyll të vogël, kështu që ne vendosëm ta bënim kallon hënë”.

Tsyhanou gjithashtu pohoi se Joshua dëshiron të bëjë tatuazh të gjithë grushtin, por kjo do të ndodhë pas duelit të dhjetorit me Andy Ruiz Jr.

Pavarësisht se shërbimi iu afrua falas kampionit të botës, ai insistoi të paguante, pasi kishte mbetur shumë i kënaqur nga shërbimi i marrë.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...