Anthony Joshua ka marrë në duar një tjetër gjerdan që i mungonte, atë të federatës WBO. Britaniku mposhti për herë të parë me pikë një kundërshtar në karrierën tij si profesionist duke qënë se deri më tani kishte triumfuar vetëm me “knock-out” në 20 takimet e zhvilluara. Dueli përballë Joseph Parker që u mbajt nën vezhgimin e 78 mijë spektaotrëve në “Principality Stadium” të Cardifit nuk i përmbushi pritshmëritë përsa i përket spektaklit duke qënë se tërësi ishte një përballje e mërzitshme. Boksieri nga Zelanda e Re u kujdes gjatë gjithë kohës t’i shpëtonte goditjeve të kampioit të botës në peshat e rënda dhe ia doli që për 12 raunde të mos rrëzohej në tapet , ndoshta ky ka qënë objektivi i vërtetë i 26-vjeçarit dhe jo fitorja sepse në aspektin e pikëve suksesi i Joshuas ishte absolut. Vendimi i gjyqatrëve ishte unanim dhe nuk kishte vënd për asnjë dyshim. 28-vjecari nga Watfordi tashmë është kampion I botës në federatat WBA, IBF, IBO dhe WBO. Në përfundim të duelit anglezi I hapi dyert supersfidës ndaj Deontay Wilder i cili zotëron titulin kampion në WBC, por me kushtin që dueli ndaj amerikanit të zhvillohet në Britani, në krahun tjetër 32-vjeçari nga Alabama ka lëshuar një deklaratë të fortë duke u shprehur së kërkon që në rekordin e tij personal të ketë një boksier që ka humbur jetën në ring, mesazhin për Joshuan është i qartë dhe tashmë lufta mes të dyve është me hapur se asnjëherë.