Connect with us

Hi, what are you looking for?

Boks

Joshua i pamposhtur, “thyen” me KO rusin Povetkin

Një tjetër ndeshje spektakolare e cila do të mbahet mend gjatë, me Anthony Joshua që del përsëri i pamposhtur, duke marrë fitoren e 22 në karrierë pasi mundi Alexander Povetkin me KO në raundin e shtatë.

Ndeshja filloi vrullshëm për Povetkin, i cili në fund të raundit të parë ja theu hundën dhe madje gjakosi kundërshtarin e tij. Pas disa momenteve të mira nga rusi, në raundin e katërt Joshua i dha një goditje mjaft të fortë nga poshtë, duke ja nxirë syrin e djathtë. Pavarsisht se u mundua të rifutej sërish në ndeshje, grushtat e Povetkin dilnin huq në shumicën e rasteve, dhe më pas energjia e Joshua e ndëshkoi, duke marrë parasysh vaktin se britaniku është 11 vjet më i ri. Në raundin e shtatë, gjyqtari u detyrua të mbyllte ndeshjen e ti jepte fitoren AJ, me turmën prej 80.000 vetash që shpërtheu në favor të bashkombasit të tyre.

Kjo ishte humbja e dytë në karrierën e Povetkin, i quajtur ndryshe “Luani i Bardhë”. Në të kaluarën, ai është mundur nga një tjetër legjendë e boksit, ukraniasi Wladimir Klitschko, edhe ky i mposhtur nga Joshua në vitin 2017.

Pas ndeshjes, promotori i britanikut tha se synimi i rradhës është një ndeshje mes Joshua e Deontay Wilder, e ai do të bëjë të pamundurën që kjo ndeshje të zhvillohet në Wembley, prillin e ardhshëm.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...