Connect with us

Hi, what are you looking for?

Merkato

Jovic pranon ofertën e Milanit, “topi” i kalon Realit të Madridit

Bëhet gjithnjë e më e nxehtë pista që çon Luka Jovic te Milani. Sulmuesi serb i cili është në pronësi të Realit të Madridit, i ka thënë po projektit të klubit kuqezi për të cilin ka bërë tifo që kur ka qenë i vogël. Tashmë Milanit nuk i mbetet gjë tjetër vecse të bindë Los Blancos për t’i shitur kartonin e Jovic. Reali ka nevojë për para cash për të nisur ofensivën për talentin e Dortmundit Erling Haaland. Milani është gati të ofrojë 35 milionë euro plus bonuset për Jovic. Por mbetet për t’u parë nëse Reali do ta pranojë këtë shifër pasi për ta blerë nga Frankfurti 1 vit më parë shpenzoi 60 milionë euro. Nëse Milani blen Jovic atëherë kuqezinjtë do të bashkojnë sërish në të njëjtën skuadër dyshen e Frankfurtit Jovic-Rebic.

Lajme të tjera

Kombëtare

Nga Stokholmi në Madrid. Trajneri Sylvinho nuk humb kohë aspak dhe fill pas miqësores Suedi-Shqipëri, ka fluturuar drejt kryeqytetit spanjoll për të ndjekur live...

Legjionarët

Napoli i dashuruar me shqiptarët. Pas Amir Rrahmanit, që është shndërruar në një shtyllë të mbrojtjes, klubi napolitan synon të sjellë në “Diego Armando...

Kombëtare

Armando Broja do të jetë zgjedhja e parë për Europianin. Mendon kështu gazetari dhe komentatori i mirënjohur, Ylli Aga, që në emisionin “Kuqezi” në...

Kombëtare

Një humbje djeg gjithmonë edhe në miqësore, megjithatë ajo e Shqipërisë ndaj Suedisë mund të shihet me shumë nota pozitive. Të mposhtur me rezultatin...