Connect with us

Hi, what are you looking for?

Itali

“Ju fal edhe rrogën”, lojtari i Lazios surprizon në intervistë: Dua vetëm të largohem!

Lazio u rikthye te suksesi në Serie A teksa mposhti në Olimpico, Salernitanën me rezultatin 4-1. Por, befasia më e madhe u regjistrua pas përfundimit të sfidës, kur në mënyrë të papritur Luis Alberto deklaroi për “DAZN” se ky aktuali është sezoni i tij i fundit me bardhekaltërit.

Në fakt, spanjolli ka nëj kontratë të vlefshme deri në vitin 2027 me kryeqytetasit, por ka vendosur të mos e zbatojë atë ndërsa theksoi se do t’i falë klubit të gjitha rrogat që i takonin deri në fundin e kontratës.

Lexo edhe:

“Projekti me Lazion? Nuk e di, unë di vetëm që ky është sezoni im i fundit këtu. Nuk do të jem më pjesë e Lazios. Nuk do të kërkojë asnjë euro nga klubi, i kam njoftuar për vendimin tim dhe dua vetëm që të lirohem nga kontrata.

Paratë që më takojnë le t’i marrë dikush tjetër. Për mua kjo është mënyra më e mirë për t’u larguar pasi ky klub më ka dhënë shumë. Është koha që rrogën time ta marrë dikush tjetër”, u shpreh Luis Alberto.

31-vjeçari iu bashkua Lazios në vitin 2016 kur ishte në pronësinë e Liverpool dhe prej atij momenti me bardhekaltërit është aktivizuar në më shumë 230 ndeshje duke shënuar edhe 46 gola. Luis Alberto e rinovoi kontratën në tetorin e vitit të kaluar, por mesa duket plani ka ndryshuar dhe tashmë fantazisti kërkon një aventurë të re.

Lajme të tjera

La Liga

Xavi rrezikon shkarkimin nga posti i trajnerit të Barcelonës sapo të mbyllet sezoni. Deklarata e fundit ka sjellë shqetësim në klub, teksa është pritur...

Featured

Me një letër të hapur të publikuar në faqen zyrtare të klubit, presidenti i Inter-it, Steven Zhang u shkruan tifozëve, duke pranuar vështirësitë financiare...

Serie A

Milani ndan mendjen për trajnerin e ri. Klubi kuqezi duket i vendosur të mbyllë bashkëpunimin me Stefano Piolin në fund të sezonit dhe duket...

Premier League

Brighton zyrtarizon largimin e De Zerbit. Klubi anglez ka bërë me dije nëpërmjet një komunikate zyrtare, se trajneri italian do të largohet në fund...