Connect with us

Hi, what are you looking for?

Conference League

“Ju lutem, mos ma kujtoni! S’e kam riparë finalen e Tiranës, humbje e dhimbshme”

Feyenoord mbërriti deri në finalen e Conference League, por dështoi të fitonte trofeun në duelin e zjarrtë të 25 majit kundër Romës në “Air Albania”. Në finalen e zhvilluar në kryeqytetin shqiptar, fitoi skuadra e Jose Mourinhos falë golit të Nicolo Zaniolos.

Trajneri i ekipit holandez, Arne Slot është rikthyer të flasë rreth ndeshjes në Tiranë, që përfundoi me festën e italianëve. Në një prononcim për ESPN, 44-vjeçari që drejton Feyenoorin prej verës së vitit 2021, theksoi se në finale jo gjithmonë fiton skuadra më e mirë.

Gjithmonë tentoj ta largoj nga mendja atë ndeshje. Nuk e kam parë asnjëherë më pas finalen… Ndoshta nuk është një mënyrë inteligjente kjo për ta harruar atë disfatë, pasi mund të nxjerrim mësim, por preferoj të mos e mbaj mendjen aty.

Ishte bukur të luanim në finalen e Tiranës, por nuk ka ndjesi më të dhimbshme sesa humbja. Në finale nuk fiton gjithmonë skuadra më e mirë, pasi duhet edhe pak fat. E pamë një gjë të tillë edhe në finalen e Kupës së Botës, Argjentinë-Francë”, u shpreh Slot.

Lajme të tjera

Kombëtare

Trajneri Sylvinho analizoi barazimin 2-2 të Shqipërisë përballë Kroacisë në Hamburg, ku preku disa tema të ndryshme. “Mendoj se zhvilluam një ndeshje shumë të...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Futboll

Kapiteni i kombëtares së Argjentinës, Lionel Messi, ka pasur këtë të hënë, përpara seancës së dytë stërvitore në Atlanta të “Albicelestes”, e cila po...

Euro 2024

Nedim Bajrami hyri në historinë e Kampionatit Evropian me golin e shënuar ndaj Italisë, në ndeshjen debutuese të Shqipërisë në eventin e futbollit që...