Connect with us

Hi, what are you looking for?

Sport

“Ju lutem mos më krahasoni me Djokovic”, Sinner: Dua medaljen e artë!

Jannik Sinner përgatitet për turneun e Madridit, një turne që do ta shohë italianin si numrin një në mungesë të Novak Djokovic. Megjithatë, të qenurit numri një në këtë event nuk ndikon te italiani, i cili kërkoi edhe njëherë të shmangen krahasimet me serbin. Ndër të tjera, Sinner theksoi se objektivi parësor për të është medalja e artë në Lojërat Olimpike të Parisit.

“Jam i lumtur që marr pjesë në Madrid, shpresoj të paraqes një tenis të bukur. Fakti që në këtë turne do ta luaj si numri një nuk përbën asnjë presion për mua, është thjesht një kënaqësi. Për mua nuk ndryshon asgjë, kam vuajtur gjithmonë në Madrid dhe të shohim si do të shkojë këtë sezon.

Lexo edhe:

Objektivat? Nëse më duhet të veçoj një objektiv parësor atëherë them Lojërat Olimpike. Pastaj sigurisht pas këtij turneu vjen Roma, turnetë Grand Slam. Por, Lojërat Olimpike janë diçka tjetër. Djokovic? Ju lutem mos më krahasoni me të, bëhet fjalë për një tenist që ka fituar më shumë se të gjithë”, u shpreh Sinner.

Lajme të tjera

Lajme

Shqipëria është gati për të nisur aventurën e saj në Euro 2024. Kuqezinjtë zhvilluar seancën e fundit stërvitore para sfidës së parë me Italinë,...

Euro 2024

“Besoj që performanca nuk ishte aq e mirë siç e kishim përgatitur. Ka gjëra që duhen përmirësuar, i kemi lejuar shumë hapësira Italisë e...

Euro 2024

Kroacia do të jetë kundërshtari i radhës për Shqipërinë në Grupin B të Euro2024. Skuadra kuqezi vjen pas humbjes me Italinë, por pa humbur...

Bundesliga

Borussia Dortmund nuk humb kohë, teksa vetëm pak orë pas largimit të trajnerit Edin Terziç, emëron edhe pasuesin e tij. Turku Nuri Sahin do...