Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

“Ju shpjegoj pse Tonali vinte bast për Milanin”, psikiatri: Quhet mendimi magjik!

Sandro Tonali luante edhe Milanin në baste teksa zbriste në fushë me fanellën kuqezi mbi supe. Mesfushori italian, i cili në verë u shit te Newcastle gjatë verës për 80 mln euro, pritet të pezullohet të paktën një vit për luajtje të basteve të paligjshme.

Drejtori i departamentit të psikiatrisë klinike në Poliklinikën Gemelli në Romë, Gabriele Sani, tek i cili po kurohet Tonali, foli për GDS, ku ndër të tjera deklaroi:

Ai që është i varur nga bixhozi ka ritualin e tij, ndjek një sekuencë supersticioze. Sandro vinte bast Milanin pikërisht për shkak të kësaj. Ishte pjesë e ritualit të tij fatlum, që quhetmendimi magjik‘.

Lexo edhe:

Nëse ai ka mbërritur atje ku ka mbërritur pavarësisht kësaj barre, pasi të jetë çliruar prej saj do të jetë në gjendje të shprehë gjithë potencialin e tij”, thekson Sani, i cili është i bindur se historia e Tonalit mund të ndihmojë edhe të tjerët.

Sandro ka një imazh të fuqishëm, shumë të rinj do të gjejnë veten e tyre në këtë histori. Do të përballen me sëmundjen dhe do të nisin më pas kurimin e saj.

Një futbollist i ri ka stres dhe përgjegjësi që rrjedhin nga presionet e jashtme, nga vëmendja e medias. Janë situata që mund të krijojnë ankth dhe të aktivizojnë një mekanizëm jofunksional ku ‘kura’ bëhet adrenalina që merr nga bastet.

Bëhet diçka pa të cilën nuk mund të bësh dot, një sjellje e pakontrollueshme në të cilën fitimi i mundshëm i parave nuk ka absolutisht lidhje me të”, u shpreh Sani.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....