Connect with us

Hi, what are you looking for?

Legjionarët

“Ju tregoj bisedën me Skukën dhe Goldin”, Xhixha për “Analizë Kuq e Zi”: Sezonin tjetër titullar me Qarabag

Këtë fundjavë, Redon Xhixha u shpall kampion në Azerbajxhan me skuadrën e Qarabag. Në një intervistë për emisionin “Analizë Kuq e Zi”, sulmuesi u shpreh se në sezonin e ardhshëm shpreson të shndërrohet në një lojtar titullar i azerbaxhanasve. Ndërkohë, Xhixha nuk harroi edhe ish-skuadrën e tij, Tiranën ku u shpreh se i ka kërkuar Goldi Halilit që në rast se bardheblutë shpallen kampionë, një medalje t’ia rezervoj edhe atij për kontributin që dha tek kryeqytetasit në pjesën e parë të sezonit.

Kampion me Qarabag, por mund të marrësh medalje edhe në rast se Tirana fiton titullin- “I bie të marr dy medalje, besoj se kjo nuk ndodh shpesh. Nëse shpallet kampion Tirana dua medaljen, kam folur me Goldin sepse kam kontribut në fazën e parë të sezonit”.

Nuk kishte një festë të madhe për titullin- “Nuk ishte një festë entuziaste, Qarabag është mësuar se ka fituar shpesh në vitet e fundit dhe nuk është diçka e re. E konsideroj veten të ambientuar me gjithçka, qytetin, stërvitjen, kalova një dëmtim të lehtë dhe nuk kam qenë në 100%. Shpresoj që në sezonin tjetër ta nis sa më mirë dhe të bëj maksimumin.

Do të bëj maksimumin sa herë të më jepet mundësia dhe t’ia shpërblej drejtuesve besimin për transferimin. Pauza do të më ndihmoj dhe më pas do të jap më të mirën time në fazën përgatitore për të qenë pjesë e titullarëve në sezonin e ri”.

Premio për titullin? “Trajneri na uroi pas ndeshjes, përgëzoi edhe lojtarët e rinj. Premio kemi çdo ndeshje dhe besoj se do të kemi edhe tani për titullin”.

Skuadra e sezonit tjetër dhe përgatitjet për Europën? Trajneri beson shumë tek ju… “Transferimi në janar nuk është i mirë për një futbollist sepse skuadra është e kompletuar dhe është e vështirë të ambientohesh, ndërsa në verë është faza përgatitore, janë miqësoret dhe e kupton lojën e skuadrës. Unë erdha pesë ditë para ndeshjes së parë dhe nuk njihja askënd, as mënyrën e lojës. Thjesht luajta dhe bëra më të mirën, por tani jam ambientuar dhe shpresoj që të luaj si titullar”.

Lexo edhe: 

Në janar iku edhe Skuka, edhe ai nuk po luan, por ka besimin e stafit teknik- “Kam folur me Skukën dhe biseduam, normal se ka shumë ndryshime mes kampionateve. Atje ka ritëm tjetër, futbolli është më i shpejtë edhe ai e ka pasur të vështirë ambientimin. Por, tani që jemi ambientuar duhet të bëjmë më të mirën. Nuk folëm për derbin”.

Nëse derbi do luhej me Xhixhën dhe Skukën do ishte më i fortë? “Pa diskutim që do ishte më i fortë”.

Rezultati në derbi, ka shanse Partizani apo e mbyll Tirana? “Derbi mbetet derbi dhe i ka të treja rezultatet. Edhe në kategori të dytë të jesh, mortivohesh në maksimum. Unë dëshiroj ta fitoj Tirana dhe shpresoj ta fitojnë dhe pastaj do jenë shumë pranë titullit”.

Tirana më e fortë para janarit apo tani? “Nuk e di, edhe tani nuk është se është e dobët kanë bërë ndeshje të mira, ndoshta ishte pak më e fortë me mua, Limaj dhe Ismajlgeci. Ishim lojtarë kryesorë”.

Do jesh në Tiranë për derbin apo do ta ndjekësh nga ekrani? “Dëshira ishte e madhe për të qenë në stadium, por e shoh nga televizori”.

Lexo edhe: 

Goldi do e mbajë premtimin për medaljen? “Patjetër, më tha se e meritoj medaljen për atë që kam bërë në dy fazat e para. Nëse e fiton Partizani titullin, edhe Skuka e meriton një medalje. Do të ishte bukur të ishim edhe ne në derbi pasi do të ishte edhe një ndeshje mes dy golashënuesve.

Do të bëj maksimumin me Qarabag dhe ndoshta kombëtarja do t’i ketë sytë edhe tek unë”, u shpreh Xhixha.

Lajme të tjera

Euro 2024

Dështimi i radhës i kombëtares angleze ka trishtuar jo pak tifozët e zjarrtë ishullorë. Mes tyre edhe Gary Lineker, ish-sulmuesin historik të “Tre Luanëve”,...

Serie A

Vincenzo Iaquinta, kampion bote me Italinë në Gjermani 2006, u ndal te gara e madhe për fitimin e titullit kampion në sezonin e ri...

Merkato

Como u rikthye në Serie A pas 21 vitesh, por ambicia dhe paratë nuk mungojnë në klub, me drejtuesit që po punojnë për ndërtimin...

Euro 2024

“Spanja dhuroi spektakël, është një skuadër e jashtëzakonshme me lojtarë të rinj të pabesueshëm. Është një model i pakonkurrueshëm për t’i dhënë vlerë akademisë....