Connect with us

Hi, what are you looking for?

Euro 2024

“Ju tregoj problemin më të madh kundër Shqipërisë”, Cristante: Na njohin tepër!

Bryan Cristante në një intervistë për UEFA, vlerëson së tepërmi Shqipërinë, kundërshtarin e parë të Italisë në Euro 2024. Mesfushori i Romës theksoi se kuqezinjtë janë një rival i fortë edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë e njohin mirë futbollin italian. Ndër të tjera, Cristante shtoi se mund të fitojnë ndaj Shqipërisë vetëm nëse japin 100% në fushë.

“Shqipëria është një skuadër shumë e fortë, janë të vështirë për t’u përballur edhe për faktin se shumë lojtarë shqiptarë aktivizohen në Serie A dhe e njohin mirë kampionatin dhe futbollin italian. Na njohin mirë dhe e dinë se si do të luajmë, ndoshta ky është edhe problemi më i madh kundër tyre.

Lexo edhe:

Por, e dimë se nëse dhurojmë 100% në fushë dhe jemi të përqëndruar, mund të fitojmë. Në një grup si ky i yni, ndeshja e parë dhe një rezultat pozitiv merr shumë rëndësi. Megjithatë, të gjitha ndeshjet janë të rëndësishme, Spanja dhe Kroacia e kanë treguar në këto vite se janë skuadra të mëdha.

Por, edhe ne e kemi treguar këtë. Ashtu siç është e vështirë për ne, ashtu do të jetë e vështirë edhe për kundërshtarët. Nuk mund t’i lejojmë vetes hapa fals”, u shpreh Cristante.

Lajme të tjera

Featured

Thomas Strakosha është zyrtarisht lojtari më i ri i skuadrës së AEK Athens. Këtë lajm e ka konfirmuar vetë klubi grek përmes rrjeteve sociale,...

Merkato

Roberto De Zerbi ka nisur aventurën në stolin e Marseille, teksa në krye të listës së përforcimeve ka vendosur sulmuesin e talentuar të Interit...

Futboll

Ronald Koeman ka konfirmuar se ai synon të vazhdojë punën e tij si trajner i Holandës, pavarësisht faktit se së fundmi gruaja e ti...

Itali

Juventus zyrtarizoi para disa ditësh firmën me portierin Michele Di Gregorio që sezonin e shkuar ishte pjesë e Monzas. Bardhezinjtë paguan 18 milionë euro...