Ish-legjenda e Athletic Bilbao, Julen Guerrero Lopez dha një intervistë për gazetën spanjolle “AS”, në të cilën ai vlerësoi trajnerin e Romës, Jose Mourinhon.
Djali i tij, Julen Jon Guerrero Jr, luan për Romën, ku u transferua në verë, si huazim nga Real Madrid dhe këtë ish-lojtari i përfaqësues së Spanjë e konsideron si një lëvizje të zgjuar, pasi sipas tij tekniku portugez di si të punojë me lojtarët e rinj.
Lexo edhe:
- Dita e dytë e grumbullimit të Kombëtares/ Plotësohet i gjithë grupi, Asllani i gatshëm të punojë me ekipin
- Rikthehet “telenovela” e verës/ Pas akordit me Tudor, De Laurentiis takim me ish-trajnerin e Napolit
- Viti 2023 drejt fundit, ja sulmuesi që ka shënuar më shumë deri tani
- “Faleminderit që na shpëtove nga Garcia”, tifozët e Napolit përgëzojnë Berishën në postimin e Serisë A
“Po, ai u stërvit për disa ditë me ekipin e parë dhe e vërteta është se ai u trajtua shumë mirë. Nga ajo që tregon mu aim bir. Mourinho i pret shumë mirë të rinjtë, përpiqet t’i ndihmojë. Përvoja që do të marrë duke u stërvitur me të dhe me lojtarët e ekipit të parë sigurisht që do të jetë e dobishme”- nënvizoi ai.
Guerrero Jr ka luajtur 5 ndeshje deri më tani në kampionatin Primavera me “verdhekuqtë” me trajner Federico Guidi me Romën e këtij grupi që zë vendin e shtatë me 17 pikë të grumbulluara në 10 ndeshje.
