Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Julio Cesar e ka vedosur, tërhiqet në fund të sezonit

Një tjetër emër i rëndësishëm i futbollit ka vendosur të tërhiqet nga futbolli i luajtur në fund të sezonit. Portieri brazilian i Benfikës, Julio Cesar, ka vendosur “të varë dorezat në gozhdë”, pas një karrierë të pasur dhe me shumë trofe. Në moshën 38-vjeçari, futbollisti që fitoi “tripletën” me Interin në vitin 2010, ka vendosur të thotë mjaft, duke mos pranuar rinovimin e kontratës. Të paktën kështu raportojnë mediat portugeze, që u referohen zhvillimeve me të fundit në kampin e Benfikës.  Julio Cesar spikati fillimisht te Flamengo në Brazil, ndërsa në sezonin 2004-2005 bëri hapin e madh duke u transferuar në Serinë A fillimisht te Cheivo (nuk luajti asnjë ndeshje në kampionat) e më pas në radhët e Interit, duke e mbajtur veshur për plot shtatë sezone fanellën ziklatër. Me Interin ka fituar 5 kampionate, 3 Kupa të Italisë, 4 Superkupa të Italisë, një Champions dhe një Botëror për Klube.

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Champions League

Borussia e Dortmundit në gjysmëfinale të Championsit. Skuadra gjermani bëri mrekullinë në ndeshjen e kthimit ndaj Atleticos së Madridit, të cilin e mposhti 4-2,...