Connect with us

Hi, what are you looking for?

Futboll

Julio Cesar rrëfen debatin me Mourinhon: Me bindi të vesh fanellë të verdhë

Julio Cesar është padyshim një nga emrat më të njohur të portës, që ia doli të fitojë tripletën e famshme me Interin e Jose Mourinhos dhe pikërisht me portugezin ka pasur një episod mjaft interesant, kur trajneri mbërriti te zikaltrit.

“Unë luaja zakonisht me bluzë ngjyrë gri, por në verën që erdhi Mourinho, ditën e parë gjeta në dhomat e zhveshjes një artikull ku shpjegohej se portierët që veshin bluzë me ngjyra të forta, vënë në vështirësi sulmuesit kundërshtarë. Nuk e dija, por vetëm më vonë e mësova që këtë artikull e kishte lënë aty Mourinho. ‘Unë shoh nga porta dhe nuk më kap syri portierin tim’, më tha një ditë, duke u përpjekur të më shpjegojë se me bluzën që vishja, nuk tërhiqja vëmendjen”, rrëfen Julio Cesar.

Megjithatë një episod para një transferte ndaj Fiorentinës, solli jo pak tension mes të dyve dhe bëri që Julio Cesar që atëherë të lunate me fanellën me ngjyrë të verdhë.

“Më thirri në zyrë dhe debatuam gjatë për ngjyrën e fanellës. Në fund diskutimi u mbyll me fjalët e Mourinhos, që më tha: bëj ç’të duash, por unë dua një portier me personalitet dhe jo një që I kalon topi poshtë këmbëve. Të nesërmen unë vesha fanellën me ngjyrë të verdhë dhe fituam ndeshjen. Që nga ai moment, luajta gjithmonë me fanellë me ngjyrë të verdhë, ndonëse sponsorëve nuk u pëlqeu shumë”, mbyll rrëfimin e tij Julio Cesar.

TESTONI NJOHURITË TUAJA RRETH PREMIER LEAGUE

QUIZ/ Premier League 2021-2022 – Sa mirë e kujtoni sezonin që sapo u mbyll?

Lajme të tjera

Legjionarët

Moment i vështirë për Armando Brojën. Sulmuesi shqiptar mori ftesë nga Sylvinho për t’u grumbulluar me kuqezinjtë për miqësoret e muajit mars, por pavarësisht...

Kombëtare

Sulmi është reparti që i ka shtuar më së shumti telashet trajnerit Sylvinho në prag të Euroianit të Gjermanisë, pasi thuajse të gjithë futbollistët...

Kombëtare

Sylvinho publikoi sot listën e lojtarëve që do të përfaqësojnë kombëtaren shqiptare në dy miqësoret përballë Kilit dhe Suedisë. Të programuara për datat 22...

Legjionarët

Ernest Muçi ka shënuar golin e dytë me fanellën e Besiktas. Sulmuesi kuqezi shndërroi në gol një pasim të Milot Rashicës, i cili shërbeu...