Connect with us

Hi, what are you looking for?

Serie A

Junior Firpo në radarët e Atalantës, Barça gati ta shesë!

Atalanta vazhdon punën për të përforcuar mbrojtjen. Drejtuesit  e klubit bergamask po hasin vështirësi për të arritur te mbrojtësi i Paokut, Dimitris Giannoulis dhe për të mos hasur në surpriza të pakëndëshme kanë hedhur sytë nga 24-vjeçari i Barcelonës, Junior Firpo, që shikohet si një mundësi e mirë për repartin e prapavijës. Klubi italian ka nisur menjëherë bisedimet me katalanasit, të cilët e vlerësojnë futbollistin 25 milionë euro. Pavarësisht kësaj, klubi blaugrana është i hapur për negociata dhe sipas mediave italiane, futbollisti mund t’i bashkohet ekipit të drejtuar nga Gasperini në formë huazimi për 2 milionë euro me të drejtë blerjeje përfundimtare për 18 milionë euro dhe 5 milionë euro të tjera si bonuse.

 

Lajme të tjera

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Serie A

Momente frike gjatë Udinese-Roma, ndeshje ku Evan Ndicka u rrëzua në fushë në minutën e 69-të pasi u ndje keq. Mbrojtësi nga Bregu i...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...

Bundesliga

Pritjes i erdhi fundi. Bayer Leverkusen është zyrtarisht kampion i Bundesliga-s, me skuadrën e Xabi Alonso-s që bëri detyrën edhe në sfidën e javës...