Connect with us

Hi, what are you looking for?

Ligue 1

Junior Samba del nga koma, por mbetet nën monitorimin e vazhdueshëm të mjekëve

Mesfushori i Montpellier, Junior Samba, i cili ishte njëkohësisht futbollisti i parë i Ligue 1 në Francë, që u prek nga Covid-19, ditën e djeshme kaloi në koma artificiale, duke qenë se gjendja e tij shëndetësore kishte ardhur duke u përkeqësuar nga dita në ditë gjatë kësaj jave.

Megjithatë mediat franceze citojnë burime pranë spitalit dhe raportojnë sot se Samba ka dalë nga koma e po mbahet nën monitorim të vazhdueshëm, ndërsa mjekët shprehen se pjesa më e vështirë për 23-vjeçarin mund të ketë kaluar.

Junior Samba u shtrua në spital në fillim të kësaj jave, ndërsa nga dita në ditë gjendja e tij shëndetësore erdhi duke u rënduar deri të premten në mbrëmje kur kaloi në koma artificiale dhe rrezikoi humbjen e jetës.

Lajme të tjera

Champions League

Manchester City dështoi te penalltitë përballë Realit të Madridit, duke i thënë lamtumirë Champions League. Rrugëtimi i kampionëve në fuqi u mbyll në çerekfinale,...

Champions League

Paris Saint Germain u mposht 2-3 në përballjen e parë çerekfinale të Ligës së Kampionëve ndaj Barcelonës në “parkun e Princave”, megjithatë trajneri Luis...

Eredivisie

Lajm i keq për tifozët e Vitesses, skuadër e Eredivisies. Përmes një njoftimi zyrtar për shtyp, KNVB (d.m.th. Federata Holandeze e Futbollit) njoftoi se...

Lajme

Një thashethem i bujshëm po mbush mediat rozë në Itali, teksa këtë herë protagonistë janë mesfushori amerikan i Juventusit, Weston McKennie dhe motra e...