Connect with us

Hi, what are you looking for?

Premier League

Jurgen Klopp humb për sfidat finale njeriun e besuar në mesfushë

Liverpool do të duhet të bëjë llogaritë me mungesat për arsye lëndimesh para finales së Championsit, që do të zhvillohet më 28 maj, në Paris. Trajneri Jurgen Klopp nuk dihet nëse do të ketë në dispozicion brazilianin Fabinho, i ka shqetësim në kofshë dhe është një dyshim serioz. Trajneri gjerman, megjithatë, ka sqaruar në faqen e klubit: “Ka shumë mundësi që ai të kthehet, por jo për këtë fundjavë”.

Fabinho u largua nga fusha i dëmtuar gjatë ndeshjes së Premier League-s kundër Aston Villas, që “The Reds” e fituan 1-2. Pas ekzaminimeve përkatëse mjekësore, të kryera të mërkurën, Liverpool mësoi se nuk do të mund të llogarisë lojtarin në disa nga ndeshjet e ardhshme.

Për momentin, Fabinho do të mungojë në finalen e “FA Cup”, në Wembley, që do të zhvillohet këtë të shtunë, më 14 prill. Ai nuk është planifikuar të luajë në asnjë nga tri ndeshjet e mbetura në Premier League, kështu që është shumë e vështirë të riaftësohet për sfidën e fundit të sezonit kundër Realit në finalen e Championsit.

Prania e tij në Paris do të varet nga evolucioni tij në javët në vijim, megjithëse kanë mbetur vetëm 16 ditë dhe perspektivat nuk janë shumë të favorshme…

Lajme të tjera

Futboll

Skuadra e Mechelen, e drejtuar nga Besnik Hasi, rikthehet tek fitorja në kampionat belg në play off-in e grupit të Conference League. Pas humbjes...

Premier League

Armando Broja mund të përdoret nga Chelsea për të balancuar financat, duke u nxjerrë në shitje. Blutë kanë shpenzuar shuma marramendëse në sesionet e...

La Liga

Që kur Xavi Hernandez njoftoi se do të largohej nga Barcelona në fund të sezonit, gjërat kanë filluar të shkojnë më mirë te “Blaugrana”....

Futboll

Fernando Santos nuk është më trajner i Beshiktashit, ka bërë të ditur klubi nga Stambolli këtë të shtunë. Vendimi u mor pas barazimit (1-1)...